SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM SQARON SE LEJA NUK ISHTE PËR JASHTË VENDIT. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Jeronim Baze në një dalje për mediat ka sqaruar opinionin publik në lidhje me major Sokol Feka i cili po drejtonte helikopterin që u rrëzua në Spanjë me rreth 1 ton drogë. Baze tha se Sokol Feka ishte larguar jashtë shtetit pa leje duke shkelur ligjin.

Po ashtu Baze bëri edhe një performancë të karrierës së Sokol Fekës si pjesë e Forcave të Armatosura. Jeronim Baze: “Shtabi i Përgjithshëm i FA e sheh me vend të sqarojë opinionin publik për atë cfarë përfaqëson major Feka dhe në çfarë rrethana ka ndodhur ngjarja. Major Feka i ështa bashkuar FA në vitin 1993 si student ushtarak në akademinë e aviacionit, për tu diplomuar më pas 1996. Pas titullimit si oficer aktiv ka shërbyer në struktura të ndryshme të forcave ajrore duke kryer detyrat e pilotit, komandantit të ekuipazhit dhe së fundi instructor fluturimit. Në këto detyra ka përformuar përgjithësisht mirë dhe është vlerësuar me këtë perofrmancë. Është vlerësuar me medalje të shërbimit dhe të karrierës, ka kryer trajnime dhe është certifikuar për të drejtuar helikopterët “cougar”. Me kërkesë të tij komanda e bazës ajrore Farkë ka miratuar dhënien e një pjese të lejës së paguar vjetore për periudhat 12-31 janar 2015, por në asnjë rast nuk rezulton që major Feka të ketë kërkuar që një pjesë apo të gjithë lejën e akorduar ta kryejë jashtë vendit ashtu sic parashikon ligji për statusin e ushtarakut. Bazuar në informacionet e marrë nga agjencitë, rezulton që Feka është larguar jashtë shtetit pa lejën e autoriteteve përkatëse dhe për më tepër të përfshihet në një veprimtari të paligjshme që i ka kushtuar edhe jetën. Përmes Ministrisë së Jashtme dhe agjencive të specializuara, Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Shtabi i FA është e angazhuar në mbledhjen e informacionit shterues dhe analizimin e plotë dhe të gjithëanshëm të tij.”

Artikulli paraprakVETËVENDOSJE, PROTESTA E RADHËS TË MËRKURËN
Artikulli tjetërSHPËRTHEN KAMIONI ME GAZ, SHKATËRROHET MATERNITETI