PAVARËSISHT NDËRHYRJEVE SERISH NË SHKODËR E VËSHTIRË TË QARKULLOSH
Keto pamje, askush nuk I sheh per here te pare, por jane kthyer ne nje rutine te perditshme te cdo drejtuesi te automjeteve. Pavaresisht zgjidhjes se problematikes te krijuar me rrugen hyrese te qytetit te Shkodres, trafiku I renduar vazhdon te jete kryefja e dites ne Shkoder,

kryesisht gjate fundjavave. Me te njejten situate jane perballur shofret shkodrane edhe gjate kesaj te shtune kryesisht per te dale nga shkodra. Nga ora 10 e paradites deri ne oren 13, ne ne aksin ne lagjia xhabije deri ne uren e bahcallekut eshte dashur te pakten 30 minuta per qarkulluar, duke krijuar radhe kilometrike ne njerin segment te rruges.Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve ka rënduar trafikun ne rrugët që përshkojnë qytetin e Shkodres. Vështirësite më të shumta jane në aksin rrugor drejt Velipojes tek Harku i Bërdicës, në hyrjen për në qytetin e Shkodres pranë urës së Bunës, dhe sigurisht edhe në brendësi të këtij qyteti. Krahas numrit të lartë të automjeteve, shkak per këtë rendim te trafikut janë edhe mungesa e rrugëve alternative kryesisht ne hyrje- daljet drejt qytetit. Duke mos mjaftuar këto elemente, mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe kundravajtjet e shumta sjellin një rëndim të metejshëm të situatës, ndërsa policia rrugore e ka te pamundur per te disiplinuar lëvizjen në të gjitha segmentet problematike. Megjithëse ka patur shtim të patrullave dhe kontrolleve nga ana e policisë rrugore, sërish fenomeni i trafikut në Shkoder është përsëritur dhe mbetet një problem pa zgjidhje gjatë sezonit veror atëherë edhe kur numri i automjeteve disa- fishohet sipasojë e ardhjes së emigrantëve nga shtetet fqinje për të kaluar pushimet në vendin tonë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/JMU_Pu7slck?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBSHPSH NË KONFERENCËN E 6-të TË SAJ
Artikulli tjetërSHPALLET MISS BJESHKA 2014