Situata me trafikun e rënduar në qytetin e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese. Pas një të diele tepër të vështirë përgjatë paradites, ku numri i madh i automjeteve që dilnin nga Kryeqendra e Veriut, trafiku ka ndërruar krahun në orët e pasdites së vonë dhe mbrëmjes.

Kthimi i pushuesve ditor nga bregdeti i Velipojës ka rikthyer edhe njëherë pritjen sfilitëse të drejtuesve të automjeteve.

Në pamjet e xhiruara me drom ekskluzivisht për Star Plus, operatori Terenc Pepa sjell situatën kaotike që mbizotëron në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Që në hyrje të Bërdicës nga ana e Trushit e deri në vendin e quajtur Harku i Bërdicën, kolona e automjeteve duket të jetë tepër e gjatë, ndërsa policia rrugore e ka thuajse të pamundur të normalizoj situatë n e krijuar.

Ky problem mund të jetë shqetësues jo vetëm për drejtuesit e automjeteve dhe pushuesve që vijnë nga Velipoja, por edhe ambulancës nga kjo e fundit.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE