Moti i keq ka krijuar probleme me ankorimin e linjës Vlorë-Brindisi në portin e Vlorës. Shkak për këtë janë bërë erërat e forta dhe dallgët e mëdha, të cilat prej 5 orësh pengojnë tragetin të ankorohet.

Rreth 100 persona ndodhen në traget, të cilët e kanë nisur udhëtimi që prej mbrëmjes së djeshme ndërkohë që trageti duhej të ishte ankoruar që në orën 11:00 të paradites.

Artikulli paraprakQEVERIA KALON PR/LIGJIN: 13 MIJË EFEKTIVË POLICIE DO I NËNSHTROHEN VETTINGUT
Artikulli tjetërNË PRAG TË KARNEVALEVE TË SHKODRËS