Moti i keq është bërë shkak për vonesën e tragetit i cili ishte nga porti i Brindisit drejt Vlorës.

Trageti është nisur nga Brindisi rreth orës 15:00 dhe po ndjek një trajektore tjetër duke i rënë nga Shëngjini për të ardhur në Vlorë.

Devijimi është bërë për shkak të motit të keq, i cili ka shkaktuar dallgë të forta në haspirën detare.

Si pasojë e devijimit, trageti pritet të mbërrijë në destinacion rreth orës 20:00.