Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Kavalës, ku 11 refugjatë janë djegur brenda kamionit ku po transportoheshin pasi u përplasën me një kamion. Ndërsa shoferi i kamionit ka mbetur i plagosur lehtë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:15 mëngjesit të sotëm.

Makina me refugjatët po shkonte për në Selanik, ndërsa ishte duke shkuar në në Kavala. Sipas hetimeve t ë para, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte.

Sipas mediave greke, për shkak se trupat janë djegur identifikimi i tyre është thuajse i pamundur duke e bërë të panjohur edhe kombësinë e tyre.