Një tragjedi ka ndodhur në Maqedoni ku një aeroplan i vogël i tipit Cesna P210N është rrëzuar duke u marrë jetën katër personave që ishin në bordin e tij.

Ky avion ishte shpallur i zhdukur nga radarët pasditen e sotme ndërsa gjurmët e tij janë gjetur në vendin e quajtur “Sollunska gllava”.

Në rrënojat e avionit janë gjetur edhe trupat e pajtë të pasagjerëve, ku të gjithë rezultojnë të jenë shtetas bullgarë. Agjencia e Aviacionit Civil njofton se avioni i vogël ishte e nisur nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa në orën 16:16 kishte humbur kontaktet me radarët.

Pavarësisht se për të gjetur avionin u angazhua edhe një helikopter i policisë maqedonase nuk ka qënë e mundur shpëtimi i viktimave.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË GJERMANI BOSI SHQIPTAR I KOKAINËS, DY HERË NË MUAJ BLINTE SUPER MAKINA
Artikulli tjetërSOT MAXHORANCA MBLIDHET NË PARLAMENT, OPOZITA PROTESTON