NJË AKSIDENT ME DY TË VDEKUR DHE 4 TË PLAGOSUR REGJISTROHET NË KOMUNËN PULT.
Një aksident me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur ndodhi mbrëmjen e së premtes 8 gusht rreth orës 22:30 në aksin rrugor Dukagjin – Shkodër, në vendin e quajtur “Guri i Mashës”, Komuna Pult, Shkodër.

Një Fuoristrada  e tipit “Range Rover”, me targa AA 592 AL, ne të cilin udhëtonin 6 persona doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë rreth 80 metra poshtë tek vendi i quajtur Guri i Maxhit. Dy prej udhëtarëve kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa 4 të tjerët kanë mbetur të plagosur.Burime nga policia bëjnë te ditur viktimat janë shtetasi italian, Giorgio Cotolina, 67 vjeç me banim në Torino dhe dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital shtetasi Pllumb Muri, 35 vjeç, banues në Nicaj.Ndërkohë të plagosurit janë drejtuesi i mjetit Fatjon Pjetri 28 vjeç, Kristian Gjini 23 vjeç, Fran Deda 23 vjeç, Erald Papleka 22 vjeç, të cilët janë dërguar në gjendje të rende në spital.Drejtuesi i mjetit Fatjon Pjetri, është dërguar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.Të plagosurit u nxorën me vështirësi nga vendi i ngjarjes pasi ambulanca e kishte të pamundur të shkonte për shkak të terrenit të thyer malor. Ambulanca ka mbërritur deri në Prekal.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”305″ src=”//www.youtube.com/embed/QO68aMSuelg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]