12 vite kanë kaluar por ende 8 prej trupave të humbur në tragjedinë e 9 janarit nuk janë gjetur.

Familjarët deklarojnë se kjo është e pafalshme. Nikollë Mhillaj thotë se shoqata 9 janari i ka dërguar një letër të hapur Prokurorit të përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë dhe Presidentit të Republikës….. Mhillaj thotë se shumë prej fakteve fshehen. Familjarët e viktimave të 9 janarit janë të zhgënjyer me të gjitha qeveritë dhe institucionet. 9 janar të vitit 2004 një gomone u mbyt në brigjet e Karaburunit teksa po shkonte drejt Italisë. 28 djem e vajza humbën jetën e ndërsa trupat e 8 prej tyre nuk janë gjetur ende. Një ngjarje e pazbardhur plotësisht dhe një enigëm e pazgjidhur pavarësisht shumë premtimeve.

Artikulli paraprakLIVING 9.1.2016
Artikulli tjetërVLLAZNIA, CUNGU PREZANTOHET NË ZYRËN E KRYEBASHKIAKES