PROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN PËR KAPITETIN DHE ZËVËNDËSIN E TIJ. Prokuroria italiane ka urdhëruar arrestimin e kapitenit dhe zëvendës-kapitenit të anijes që u mbyt të dielën në detin Mesdhe, pasi ata akuzohen se janë pjesë e rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore.

Të dy të ndaluarit mbërritën të hënën në mbrëmje në portin e Katanias, bashkë me 26 të mbijetuarit e tjerë të anijes që dyshohet se kishte në bord mbi 950 vetë, mes tyre 200 femra dhe 50 fëmijë.OKB deklaroi se rreth 800 persona mund të kenë humbur jetën nga mbytja e anijes në kanalin e Siçilisë.Ndërkohë skuadrat e shpëtimit nga Italia dhe Malta raportohet që po punojnë për të shpëtuar pasagjerët e dy mjeteve të tjerë lundrues që janë nisur nga Afrika veriore për në brigjet e Italisë.Kryeministri italian Mateo Renci konfirmoi se një prej mjeteve është një gomone me deri në 150 vetë në bord, që ndodhet 45 kilometra larg bregut libian, ndërsa tjetra një anije më e madhe me 300 vetë në bord.Për të kujtuar viktimat e tragjedisë së radhës, në Paris dhe në Vjenë, disa mijëra njerëz u mblodhën në sheshet kryesore. Me qirinj në duar ata i dërguan mesazh liderëve europianë që të gjenin një zgjidhje për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.Pas mbledhjes urgjentë të së hënës, Bashkimi Europian publikoi një plan masash me dhjetë pika për të parandaluar tragjedi të tjera që kanë shndërruar detin Mesdhe në një varr masiv refugjatësh nga Afrika dhe Lindja e Mesme.Sipas planit, buxheti i misioneve patrulluese do të rritet ndjeshëm, ndërsa forcat ushtarake të Bashkimit Europian do të zbulojnë dhe shkatërrojnë mjetet lundruese të përdorura për trafikantët.Gjithashtu, në përgjigje të apelit të Italisë dhe Greqisë, Bashkimi Europian vendosi që të ngrejë qendra të përbashkëta azili në dy vendet, ndërsa përmes një programi të posaçëm, refugjatët do të shpërndahen në të gjitha vendet e BE-së.