Mëngjesi i kësaj të enjteje ka regjistruar një ngjarje tragjike. Një 29-vjeçar i infektuar me COVID-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh!

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orësh 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku viktima është identifikuar me inicalet XH.K.

29-vjeçari kishte pasur përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore nga COVID-i, por dyshohet se ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka mendohet se është bërë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.