Nje kembesor u aksidentua mbremjen e se merkures ne aksin rrugor Shkoder – Koplik, ne fshatin Gril te Malsesise se Madhe.

Mesohet se kembesori qene duke shkuar ne banesen e tij dhe ne momentin qe ka tentuar te kaloje nga njeri krah i rruges ne tjetrin eshte perplasur nga nje mjet tip trajler me targa te Malit te Zi BP:BE912.

Per pasoje i aksidentuari mori disa plage nga perplasja e fuqishme dhe u dergua me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres, ku mesohet se ndodhet jashte rreziku per jeten.

Grupi hetimor dhe sherbimet policore mberriten ne vendngjarje ku bene ndalimin e drejtuesit te mjetit, si dhe nisen punen per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Eshte bere shoqerimi i drejtuesit te trajlerit ndersa mesohet se shkak i aksidentit ka qene tejkalimi i shpjetesise nga ana e drejtuesit te trajlerit dhe pakujdesia e kembesorit.

Po ne kete aks te merkuren ne dreke mbeten viktima dy kembesore, vjeherr e nuse, 52 18 vjeçare. Aksidentet ne kete aks rrugore jane te shpeshta dhe me pasoja te renda.