Besnik Hasi është një hap larg stolit të Olympiacosit. Me sa raportojnë mediat në Greqi, 45 vjeçari ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe pritet që shumë shpejt të vij firma mbi kontratë.

Dyshimet janë të pakta për të mos thënë që nuk ka asnjë pikëpyetje, ç’ka e vërtetoi edhe prezenca e Hasit në finalen e Ligës së Kampionëve përkrah drejtorit sportiv të Olympiacosit, Ousigios. Hasi në të kaluarën e tij ka drejtuar me sukses skuadrën e Anderlechtit duke i dhuruar edhe titullin kampion, ndërkohë që jo me nota pozitive mund të konsiderohet aventura e tij në Poloni tek Legia e Varshavës, aty ku për shkak të reultateve jo të mira u shkarkua pas pak muajsh.

Në të shkuarën emri i tij është lidhur edhe me stolin e përfaqësueses shqiptare , por ka qënë vetë Hasi ai që ka deklaruar se ende nuk është gati për të drejtuar një skuadër kombëtare. Përsa i përket Olympiacosit 45 vjeçari nga Gjakova duket se tashmë e ka fituar garën me portugezin Pedro Martins dhe rumunin Razvan Lucescu.

Nëse Besnik Hasi nënshkruan për Olympiacosin, atëhere ky do të ishte një hap gjigand në karrierën e tij duke llogaritur forcën e kësaj skuadre në kampionatin grek, ku aktualisht është kampione në fuqi dhe pjesmarrjen e vazhdueshme në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Uefa Champions League.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE