AKTIVITET I MMSR DHE “WORLD VISION” NË DITËN BOTËRORE TË ROMËVE. Familjet rome, kryesisht të rriturit janë bërë pjesë e një trajnimi në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve. Kryesisht ky trajnim me prindërit rom është fokusuar tek plani i zhvillimit familjar. Këtë gjë e bën të ditur Nersada Mandija, koordinatorja projektit “Shërbime Sociale Inovative” që implementohet në shtëpinë e fëmijës parashkollore.

Gjatë trajnimit me familjet rome u fol edhe për ngritjen e kapaciteteve prindërore, rolet e bashkëshortëve në prindërim në mënyrë që të forcohen familjet rome dhe kontributi i tyre në shoqëri.

Artikulli paraprakMEÇO: FËMIJËT ROM E EGJIPTIAN TË BARABARTË
Artikulli tjetërTOM DOSHI PADIT NË GJYKATËN E LARTË SPARTAK BRAHON