DY FËMIJË DO TË LARGOHEN NGA AI INSTITUCION PAS TRAJNIMIT. 2 fëmijë të shtëpisë së fëmijës parashkollor 3-6 vjeç do të merren nën kujdestari nga dy familje shkodrane. Në institucionin e shtëpisë së fëmijës është zhvilluar trajnimi me dy familjet të cilat do të marrin përsipër kujdestarinë për dy fëmijët e vegjël.

Në fakt të gatshme kanë qenë 4 familje për të marrë nën kujdestari fëmijët por 2 prej tyre janë tërhequr për shkak të proçedurave burokratike që drejtorja Gjeluci pretendon se kanë ardhur nga mosfunksionimi i zyrës së shërbimit social në Bashkinë Shkodër. Në shtëpinë parashkollore janë edhe 22 fëmijë të tjerë për të cilët objektiv janë familjet kujdestare.