Ekipi i mjekëve italianë të cilët trajnuan mjekët shqiptarë për dy javë në luftën ndaj Covid-19, janë kthyer në vendin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Italiane në vendin tonë, përmes një postimi në Facebook.

Ambasada shprehet se ky është fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të punohet bashkarisht për të fituar sfidën ndaj Covid-19.

Postimi i Ambasadës Italiane në Facebook

Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri. Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19! Mirupafshim dhe Faleminderit.