GJERMANI

Mesfushori defansiv i Shqipërisë, Klaus Gjasula ka firmosur me skuadrën e Hamburgut. I njohur dhe si ‘gladiatori’ për shkak të stilit agresiv të të luajtur dhe kaskës që mban në kokë ai ka bërë një sezon të mirë këtë vit në Bundesligë edhe pse skuadra e tij Paderborn renditet në vendin e fundit dhe bie nga kategoria.

Por Gjasula shkon në një skuadër si Hamburg e cila aspiron për në Bundesligë por momentalisht ndodhet në vendin e 4-t në Bundesliga ll dhe nuk mund të ngjitet, edhe kanë ngelur edhe 4 ndeshje nga përfundimi i sezonit.

Gjasula njihet për stilin e tij agresiv në mesfushë teksa ka hyrë në historinë e Bundesligës si futbollisti i parë që merr 14 kartona të verdhë në 27 ndeshjet e para të kampionatit gjerman, por asnjë të kuq.