“100 drita për të gjithë” është projekti që i bashkohet investimeve që kanë përfshirë Shkodrën.

Tashmë gjithçka është gati dhe pritet vetëm përfundimi i tenderimit për nisjen e punimeve në lulishten “Vaso Kadia” në Shkodër për ti afruar banorëve të qytetit një hapësirë çlodhëse dhe rekreacioni.

“100 drita për të gjithë”, 100 drita që do ta ndryshojnë këtë hapësirë publike në një hapësirë ndriçuese për të gjithë.

Ky është projekti me teknologjinë më të fundit moderne , të cilin bashkia e shkodrës e ka prezantuar sot në faqen e saj zyrtare Facebook.

Një projekt modern dhe me teknologjinë më të re të ndriçimit, projekt i hartuar nga inxhienierët e bashkisë së Shkodrës, ndërkohe që falë bashkëpunimit me donatorë të huaj, e bëjmë pjesë të Shkodrës.