Transporti hekurudhor dhe detar Dervishaj takon homologun indian

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ministrin Indian për Hekurudhat Suresh Prabhu ku në qendër të diskutimeve ka qenë transporti hekurudhor dhe ai detar mes dy vendeve. Ministri Dervishaj shprehu falenderimet ndaj Qeverisë Indiane dhe Ministrit Prabhu, për angazhimin e madh në forcimin e marëdhënienve politiko-ekonomike mes 2 vendeve. Ministri Prabhu, tha se Qeveria Indiane është shumë e interesuar për të rritur bashkëpunimin me Shqipërinë, veçanërisht në transportin hekurudhor dhe atë detar. Në lidhje me transportin hekurudhor, Dervishaj tha se Ministria e Transportit synon rivitalizimin e këtij sektori, duke filluar me ndërtimin e linjës Tiranë-Rinas-Durrës, dhe një sere projektesh të tjera për lidhjen me Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë. Dervishaj, u shpreh se pala shqiptare është e hapur për të bashkëpunuar dhe përfituar nga eksperienca e hekurudhave indiane, ndër më të mëdhatë në Botë. Duke u ndalur te transporti detar, Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, është e gatshme për të nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet dy Qeverive për transportin detar, për ti dhënë një shtysë kontrete bashkëpunimit. Dervishaj tha se Shqipëria është një vend me potencial të madh në transportin detar dhe në aspektin strategjik, pasi mund të shërbejë si një piklidhje e Indisë me Ballkanin dhe Europën, për shkak të pozicionit gjeografik. Ministri Dervishaj e njohu Prabhu me nismën e Ministrisë, për të hartuar një strategji për transportin detar, çfarë do ti jepte shtysë më të madhe zhvillimit të këtij sektori. Nga ana e tij Ministri Suresh Prabhu, u shpreh i gatshëm për të ofruar asistencën dhe eksperiencën e vendit të tij, në transportin hekurudhor dhe detar.

Artikulli paraprakSHEMBEN GURE NE GALERI,PLAGOSET RENDE MINATORI 30 VJEÇAR
Artikulli tjetërDY MUAJ PAS TERMETIT NE ITALI,TOKA DRIDHET ENDE