FIRMA PRIVATE E TRANSPORTIT PUBLIK PREJ DY VITESH NUK ËSHTË SUBVENCIONUAR. Per problemin e transportit publik per invalidet Star Plus iu drejtua Bashkise se Shkodres e cila na drejtoi tek firma private e kontraktuar per te kryer kete sherbim.

Jashte kameres drejtuesi i kompanise private ka sqaruar se sipas ligjit jane tre lloje kategorish qe subvencionohen: invalidet, punonjesit e ndermarrjeve dhe studentet. Por pertej dispozitave ligjore kjo kompani prej me shume se dy vitesh ka transportuar falas invalidet por nga ana tjeter nuk ka marre asnje lloj subvencionimi nga shteti per kete arsye ka vendosur te mos i transportoje me pa pagese kete kategori. Keshtu problemi i invalideve vijon te mbetet i pazgjidhur dhe peng i dispozitave ligjore e nga ana tjeter nga mosmarrja e veprimeve konkrete nga ana e qeverise dhe konkretisht nga ana e ministrise se mireqenies sociale. Drejtuesi i firmes private te transportit tregoi se eshte ne pritje te nje vendimi konkret nga ana e qeverise nderkohe invalidet kane derguar kerkesa per zgjidhje ne ministrine e linjes por derisa te merren masa konkrete invalidet nuk do mund te udhetojne falas ne linjat e transportit publik ne qytetin e Shkodres.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/9a8So5tRY5s” frameborder=”0″ allowfullscreen ]