Trafiku i drogës në kufirin me Grqinë vijon përditë. Edhe gjatë orëve të fundit janë ndaluar dy shtetas grekë që siç duket kishin marre furnizim me drogë në Shqipëri.

Dy shtetas grekë të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë arrestuar nga policia vendase. Ata akuzohen për import dhe transport të lëndëve narkotike, me qëllim trafikimin.

Policia e ndaloi për kontroll mjetin që drejtonte 39 vjeçari, në afërsi të pikës kufitare të Qafë Botës.

Në portbagazhin e mjetit u gjetën 14 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë 40,8 kilogramë, si dhe 9 paketa me kanabis të tipit “çokollatë”, që peshonte 2,2 kg. Drejtuesit të mjetit iu hodhën prangat.

Pak më vonë, policia arrestoi edhe 26 vjeçarin, i cili kishte rolin e pararojës. Ai, kur pa se policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, e braktisi mjetin e vet dhe nis të largohej me këmbë, por u arrestua.

Artikulli paraprakVRITET KREU I NJËSISË ADMINISTRATIVE KOTE, IDENTIFIKOHET DHE KAPET AUTORI
Artikulli tjetërFURNIZONIN ME DROGË SHKOLLAT, ARRESTOHEN DY TË RINJ