Ka nisur ndarja e kestit të tretë për trashëgimtarët . Ndonëse duhet të nisnin në Dhjetorin e vitit të shkuar, Ministria e Financave që bën lëvrimin e fondit për këtë kategori ka nisur pagesat në këtë fillimvit.

Gjithsej janë 300 dosje që kanë kaluar për pagesë.Në rrethin e Shkodrës sipas kreut të Shoqatës së ish-të përndjekurve politik Zenel Drangu, kestin e tretë e përfitojnë 30 familje

Ndërkohë Drangu jep edhe lajmin e mirë se përvec trashëgimtarëve i është dhënë e drejta për të përfituar nipërve dhe mbesave të ish-të dënuarve që nuk jetojnë.

Megjithatë pamjaftueshmëria e fondit ka bërë që vetëm një numër i ulët të përfitojë këstin e tretë.

Nga Ministria e Financës është bërë me dije se për 1700 dosjet procesi për ndarjen e kestit të tretë do të përfundojë brenda muajit Qershor të këtij viti.