Tre adoleshente rrezikojnë burgun pasi bënë selfie duke përshëndetur me krahun shtrirë, e ngjashme me përshëndetjen e nazizmit.

Vajzat ishin në një eskursion shkollor në kampin e Aushvic në Poloni, kur në hyrje bënë foton selfie dhe e postuan në Instagram.

Vajza e cila kishte postuar foton pasi e kuptoi efektin që shkaktonte fotoja e hoqi nga instagram, e megjithatë autoritetet polake arritën t’i identifikojnë vajzat adoleshente të cilat rrezikojnë dhe burg.

“Një sjellje e tillë është tronditëse dhe e tmerrshme. Edukimi dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Aushvicit janë shumë të rëndësishme ” ka thënë Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut Auschwitz portali polak Ëp.pl .

Në Poloni nuk ekziston një ligj specifik që ndalon apologjinë e nazizmit apo fashizmit.

Në çdo rast personat që janë ndjerë të ofenduar nga veprimi i vajzave kanë kërkuar që të aplikohet legjislacioni që dënon ata që përhapin urrejtje, dhe për këtë është parashikuar dënimi me tre vjet burg.

Ky nuk është rasti i parë. Në 2017 një grup studentësh suedezë u gjobitën për disa komente të papërshtatshme gjatë vizitës në muze, ndërsa një djalë izraelit i cili uli pantallonat në kampin Majdanek, në zonat e Varshavës u gjobit 250 euro.

Artikulli paraprakVETMIA VRET MË SHPEJT SE OBEZITETI
Artikulli tjetërFESTA E ZOJËS, KREMTOHET MESHA E SHENJTË