Aksident në rrugën e Rinasit,nuk ka dëme ne njerëz.Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në rrugën e Rinasit, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 18:10 ku janë përfshirë mjetet AA225DU me drejtuese J. P., mjeti me targa AA688HI, me drejtues I. V., dhe mjeti me targë AA931PI, me drejtues A.O., është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit I.V.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE