Policia e orës ka shpallur në kërkim një person, ndërsa ka referuar në prokurori, materialet për dy persona të tjerë, sepse kanë fyer e kërcënuar një grua.

Sipas burimeve të policisë së komisariatit të Vorës, mësohet se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit H. H., Sh. H., dhe L. H., vjeç 69, 54 e 35, banues në Vorë e Sharge,

pasi dyshohet se në fshatin Muçaj, kanë kanosur me fjalë, shtetasen F. E., vjeçe 57, banuese në Vorë. Punohet për kapjen e L. H. Neni 84 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakTREGTI DIAMANTESH E LIDHJE ME MAFIAN, I PERFSHIRE DHE NJE SHQIPTAR
Artikulli tjetërVAR VETEN 13-VJEÇARI, ENIGMË RRETHANAT