Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në orët e pasdites së të premtes në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti i trefishtë ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Rinasit në drejtimin Durrës-Tiranë.

Fatmirësisht, si pasojë e përplasjes nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm bllokimi i rrugës për disa minuta. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e saj.

Artikulli paraprakGJENDET DROGA E FSHEHUR NË THASËT E ZINJ, SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, INVESTIMET E 2018-es