Një i ri është vënë në pranga në Tiranë, pasi i është gjetur një sasi kokaine që e kishte me vete.Policia bën të ditur se në pranga është vënë 29-vjeçari Gerard Ramaliu.

Ndalimi i tij është bërë në bulevardin ‘Bajram Curri’, gjatë kontrollit në mjetin tip ‘Renaul’, që drejtohej nga Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Aty u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit ‘Kokainë’.

Ramaliu u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY AUTORËT E GRABITJES SË KAMBISTIT, SEKUESTROHEN 8 MIJË EUROT QË I MORËN
Artikulli tjetërVODHËN 24 APARTAMENTE, TRE PREJ TYRE TË DËNUAR PËR TENTATIVË VRASJE