Kush kishte zgjedhur të udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit mëngjesin e sotëm është përballur me një pamje horror.

Në dy vinça të vendosur njëri pas tjetrit, tre persona ishin të varur, e pranë tyre disa thasë të bardhë. Qytetarë të ndryshëm kanë dërguar foto , të alarmuar për ngjarjen që po ndodhte.

Ndërkaq telefonata ka pasur edhe në polici, ku kanë informuar për skenën e tmerrshme. Por ajo çka dukej aq reale ishte skenë e një filmi me produksion shqiptar që po zhvillonte skenën e radhës.

Sipas burimeve nga policia, grupi i xhirimit kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme për xhirim dhe ishin zhvendosur në atë zonë për skenën e radhës.

Artikulli paraprakRAMA: META ËSHTË DREJTUESI MË SERIOZ I OPOZITËS, BUDALLALLËKUT I DEL PËR ZOT
Artikulli tjetërMOT I KEQ NË ITALI, EVAKUOHEN 200 PERSONA TË BLLOKUAR NË BORË