Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe u ka sekuestruar në port mbi 30 mijë paund tre personave. Paratë janë kapur në dy raste të ndryshme me 20 korrik.

Sipas policisë, fillimisht nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M. në çantë ju gjetën e bllokuan një sasi paund që nuk i kishte deklaruar.

Edhe rasti i dytë u regjistrua në të njëjtën ditë, ku shtetasve Brisilda M. dhe Fatos Gj 32 vjeçe e 41 vjeç iu bllokuan 22 800 paund të padeklaruar.

“Më datë 20. 07. 2018 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Brisilda M., Fatos  GJ. të datëlindjes 05.05 1986 dhe 06.04. 1977 banues në Gjermani dhe Angli me arsim 12 klasë

sepse në orën 13:30, janë kapur në flagrancë në pikën kufitare “Port Durrës”, me një sasi të konsiderueshme kartmonedhash Paund Angleze të padeklaruara. Brisilda Mebelli me shumën 15800 paund dhe Fatos Gjura me shumën 7000 paund”, shkruan policia.

Policia kufitare nuk jep detaje për shumën që është gjetur dhe sekuestruar, por burime pohojnë se bëhet fjalë për mbi 30 mijë paund që janë bllokuar, 22800 vetëm në rastin e dytë.