Tre sulme me thikë kanë ndodhur në tre ngjarje të ndryshme në Tiranë ,Polican dhe Sarandë. Për fatin e mirë, tre të sulmuarit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Policia saktëson se janë identifikuar agresorët , njëri prej të cilëve është prangosur, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Një 30 vjeçar, banues në fshatin Lybeshë të Poliçanit është arrestuar nga policia për plagosjen e një 27 vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lybeshë, ku shtetasi Ermal Senka pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në trup me mjet prerës thikë, shtetasin me inciale L.Xh, banues në fshatin Lybeshë.

I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë
• Më datë 04. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka goditur me thikë shtetasin A. K., vjeç 43, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

• Më datë 04. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. A., vjeç 34, banues në Çukë, pasi në Çukë, ka plagosur me thikë shtetasin P. D., vjeç 51, banues në Çukë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHKELI KUFIRIN SHQIPTAR ME 121 DELE, PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërI NGELI DJALIN NË KLASË, SHQIPTARI RRETH MËSUESIN