Tre persona janë plagosur pasditen e sotme me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak të këtij qyteti rreth orës 17:00 pranë një pike karburanti.

Të plagosur janë; Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, ndërsa autori është Gegë Gegaj.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Gjithashtu i plagosur nga përplasja fizike ka mbetur edhe autori, por jashtë rrezikut, ndërsa është prangosur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti pasdite duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët në zonën e Sanxhakut. Disa prej dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen.

Në muajt e fundit në qarkun ka pasur disa ngjarje kriminale, teksa pak javë ma për në Mamurras u vranë dy persona, mes tyre një adoleshent.

Informacion paraprak i policisë
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakHELMOHEN DY NAFTËTARË NGA PUSET, PËRFUNDOJNË NË SPITAL
Artikulli tjetërBIE NË KONTAKT ME KORRENTIN, VDES PUNËTORI I MIRËMBAJTJES SË RRUGËS