Tre të rinj u arrestuan nga Policia e Elbasanit për një sërë vjedhjes të ndodhura në këtë qytet.

Ata u ndaluan në flagrancë në tentativë për të vjedhur makinën e një personi nga Podujeva e Kosovës.

I.C., 21 vjeç, D.C., 24 vjeç dhe F.K., 19 vjeç, të tre banues në Elbasan, dyshohet që në bashkëpunim me njërin- tjetrin të kenë kryer vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në periudhën janar -mars.

Ata dyshohen se kanë vjedhur 4 banesa ku kanë marrë pajisje elektro- shtëpiake, lekë, bizhuteri e sende të tjera.

Artikulli paraprakMAKINA PERPLASET ME PEMEN,HUMB JETEN I RIU SHQIPTAR
Artikulli tjetërKAPEN ME AUTOMATIK PA LEJE,NË PRANGA DY TË RINJ