Ministria italiane e Drejtësisë do të dëmshpërblejë me 1.5 milion euro të afërmit e viktimave të masakrës së ndodhur në Gjykatën e Reggio Emilia më 17 tetor 2007.

Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Supreme në Itali, që e ka cilësuar ministrinë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në sallën e gjyqit.

Më 17 tetor të 11 viteve më parë, Çlirim Fejzo asokohe 40 vjeç, u paraqit në sallën e gjyqit për seancën e ndarjes nga bashkëshortja e tij i armatosur me një pistoletë. Ai ekzekutoi gruan e tij Vjosa 37 vjeçe, kunatin Arjan Demcolli, i cili u përpoq ta çarmatoste si dhe plagosi avokaten e gruas Giovanna Fava. Më pas, u qëllua për vdekje nga një efektiv policie i pranishëm në sallën e gjyqit.

Gjykata Supreme në Itali hodhi poshtë një ditë më parë apelimin e shtetit italian dhe vendosi që ministria duhet të dëmshpërblejë familjen shqiptare.

Kompensimi duhet t’i paguhet Florentina Demcollit, e veja e Arjanit dhe tra vajzave të saj të cilat tashmë janë 13,15 dhe 18 vjeç.

Pas vendimit, shteti do të ketë pesëmbëdhjetë ditë afat për të bërë pagesën tek familja Demcolli. Prokurori Cristina Cataliotti ngushëllohet duke ndihmuar Florentinën dhe vajzat e saj:

“Unë mund të them vetëm se jam  jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin e këtij gjykimi, i cili më në fund, pas kaq shumë vitesh, i jep fund kësaj çështjeje tragjike. Përballë një vendimi përfundimtar, Ministria e Drejtësisë do të përmbushë detyrimet e saj për kompensimin e të afërmve të një prej viktimave dhe shpresoj që ngjarjet me një peshë të tillë të mos përsëriten në gjykata. Ai duhet të jetë një vend i sigurt.

Artikulli paraprakSEKUESTRIMI I 1 MILION EUROVE, DALIN DETAJE
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I AZILKËRKUESVE NË SHQIPËRI