Ditën e djeshme rreth 16 lëkundje sizmike janë shënuar në territorin e Shqipërisë. Tërmeti i fundit i ditës së sotme është shënuar në orën 19:11 në Leskovik. Ky termat ka qënë i shkallës 2.6 rihter në thellësin 8 km.

Po në Leskovik rreth orës 16:23, u shënua një lëkundje më e madhe e shkallës 3.7 rihter që është ndjerë në të gjithë qarkun e Korçës. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 2 km.

Tërmeti i dytë i madh që lëkundi jugun e Shqipërisë rreth orës 14:12 u shënua në zonën kufitare me Greqinë, rreth 11 kilometër larg Leskovikut. Shkalla e këtij tërmeti ishte 3.1 rihter.

Lëkundja e tretë që është ndjerë gjerësisht është shënuar në orën 13:51 po në kufirin shqiptaro-grek rreth 10 km larg Leskovikut. Kjo lëkundje sizmike ishte e shkallës 3.4 rihter.

Ndërkohë lëkundjet e tjera kanë qënë të vazhdueshme por nuk e kanë kapur shkallën 3 rihter.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 15 PRILL
Artikulli tjetërQITJA KTHEHET NË MODË, EDHE FEMRAT TË INTERESUARA