Familjarë të biznesmenit Gëzim Memlika, i cili u aksidentua për vdekje në shkurt të këtij viti në Tiranë, janë shprehur të revoltuar me hetimet e Prokurorisë dhe kërkesën minimale të organit të akuzës për dënimit e shkaktarit të aksidentit, Albi Picalli.

Edhe pse gjykata dha një dënim më të lartë se kërkesa e Prokurorisë, ata sërish janë shprehur se çështjen do ta ankimojnë, duke akuzuar prokuroren e çështjes.

“Ky vendim është i papranueshme nga ana jonë si familjarë. Babai ynë vdiq duke kaluar tek vijat e bardha në mes të ditës dhe prokurorja Anisa Qilimi kërkon një dënim qesharak prej 2 vitesh e 6 muaj burg. Këtë çështje nuk do ta lëmë me kaq. Kërkojmë nga organet kompetente të zbatojnë ligjin, pasi gjaku i babait tonë nuk do shitet me para”, shprehet Lira Memlika, vajza e të ndjerit.

Nga 2 vjet e 6 muaj burgim që kërkoi prokuroria, gjykata e dënoi shkaktarin e aksidentit me tre vite burg, duke shënuar nga rastet e rralla, kur gjykata tejkalon kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë, familjarët pritet t’i drejtohen me një ankese edhe institucioneve të Vettingut.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE