ASKUSH NUK JEP PËRGJIGJE SE KUR DO TË NDËRHYHET. Tregjet e fruta perimeve në Shkodër vazhdojnë të jenë në një gjëndje aspak të mirë.

Vetë tregtarët shprehen mjaft të shqetësuar e të revoltuar për situatën e rënduar në tregun e Rusit.Tregtarët thonë se janë ankuar disa herë por nuk kanë marrë përgjigje.Pothuajse e njëjta situatë ndodhet edhe në tregun e fruta-perimeve në lagjen “Zdrale”. Një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshkoi gjithë atë zonë. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani i tregoi kreut të qeverisë për tregun e shembur prej vitesh në Zdrale dhe vështirësitë aktuale në atë treg dhe se duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/WugVufUPh3o?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]