Ç’NDODH PAS PËRFUNDIMIT TË NJË DITE PUNE NË ZDRALE DHE RUS
Shembullin e kesaj gruaje qe po pastron vendin e saj te punes, ne merkaten e Rusit, e ndjekin jo pak tregtare, por sigurisht qe jo te gjithe tregtaret e pastrojne vendin e tyre te punes.

Madje ka edhe nga ata tregtarë qe shperngulen me tezga sa ne nje vend ne tjetrin, e pastrimin as qe e cojne neper mend.E njejta situate eshte edhe ne tregun e Zdrales. Pas 8-9 oresh tregti, kjo eshte ajo cka mbetet nga tregu: mbeturina produktesh te skaduara, te hedhur a kudo, ndersa pertoke shtresat e papastertive bien mbi njera-tjetren, duke shperndare ne ajrin e nxehte te zhegut, nje ere teper te rende.Ndryshe nga cdo treg ne bote, qe pastrohet me uje me presion, tregjet ushqimore te qytetit tone pastrohen me uje vetem kur bie shi.Tregtaret nuk duan te flasin perpara kameras, por jashte saj, shprehen te indinjuar me Bashkine, te ciles ia paguajne taksat, por nuk marrin sherbimin e pastrimit. Ata thone se pervec mbledhjes se mbeturinave te kazanet, asnje pastrim tjeter nuk behet.Disa prej tregtareve qe punojne brenda oborrit te merkates se Rusit thone se kane kerkuar leje te Bashkia qe te rregullojne me parate e tyre vendin e tregtimit, por ne Bashki u kane thene se kjo eshte e pamundur, sepse vete Bashkia do te investoje ne kete treg.Por qe atehere, sipas tregtareve, kane kaluar vite.Nuk ka shkodran qe te mos kete bere shpenzimet e dites, se paku nje here te vetme ne tregjet me te medha te produkteve ushqimore ne Zdrale dhe Rus, aty ku tregtohet gjithcka, qe nga mallrat e importuara, e deri te bylmeti I frekset.Por si ne Zdrale, edhe ne Rus, tregtaret ofrojne produkte ushqimore ne kushte skandaloze.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/zevc_MFADxY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]