Mungesa e tregut të shpendëve vijon që të mbetet një sfidë për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë tregtarët janë të detyruar që të shesin në vende të ndryshme në lagjen Rus por që nuk lejohen nga policia bashkiake.

Kjo e fundit ka dalë në aksion ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike por kjo nuk është pritur aspak mirë nga tregatarët. Këta të fundit shprehen se do shkojnë që ti tregëtojnë pulat tek bashkia

Tregtarët thonë se ka qënë bashkia e cila vetë i ka caktuar vendin për të shitur ndërsa tani nuk i lejon. Ato kërkojnë një vend të posacëm ku të shesin pasi kjo është e vetmja mënyrë që ato të mbajnë familjen.

Në fakt sa i takon hapësirave publike , këtu puna e policisë bashkiake lë për të dëshiruar sepse ligjin nuk e zbatojnë njëlloj për të gjithë.

Në shumë pika në qytet gjë e cila është trajtuar disa herë në media, zënia e hapësirave publike është kthyer në makthin e kalimtarëve

 

Artikulli paraprakNË SHIROKËN E DËMTUAR TURISTIKE
Artikulli tjetërBUSHATI: GATI PËR ZJARRET