TË GATSHËM TË PAGUAJNË DYFISH TAKSAT PËR MYFTININË. Prej ditësh tregtarët e Zdrales kërkojnë që të takojnë kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka për t’i kërkuar dokumentacionet dhe informacion mbi atë treg nëse ka apo jo ndonjë projekt apo është leje ndërtimi për ndonjë objekt.

Nuk kanë mundur ta takojnë dhe deklarojnë se në rast se tregu vendoset të prishet atëherë do të protestojnë. Tregatrët e Zdrales janë të gatshëm që të paguajnë dyfish taksë tashmë jo Bashkisë por Myftinisë dhe thonë se nuk janë zaptues por janë vendosur aty me vendim të vetë Bashkisë. Afro 300 tregtarët e Zdrales ende nuk dinë se çfarë do të ndodhë me ta ndërkohë që do të vijojnë të qëndrojnë aty dhe jo ta lirojnë atë treg duke qenë se afati i fundit është 15 janari.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/yBxral_TMeU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMJETET E IDENTIFIKIMIT, NDRYSHOJNË TARIFAT
Artikulli tjetërBSPSH KUNDËR PRISHJES PËR TREGUN E ZDRALES