QYTETARËT: BIZNESMENËT DUHET TË JENË MË HUMANITAR SE NE.Tregu i bagëtive që ndodhet në periferi të Shkodrës ka patur një fluks më të madh se në ditët e zakonshme. Qytetarë të ndryshëm, i janë drejtuar ketij tregu me rastin e festës së kurban bajramit. Menjëherë pas faljes në xhamitë e Shkodrës ka nisur tregtimi i bagëtive.

Tregtarët thonë se çmimet janë më të larta se në ditët e zakonshme ndërkohë që sërish nuk janë të kënaqur me numrin e blerësve pavarësisht se ka më shumë se ditët e tjera.Vetë qytetarët edhe pse me një gjendje mesatare ekonomike i janë drejtuar tregut të bagëtive për të bërë kurban për të varfërit.Në tregun e bagëtive jo vetëm qytetarët e thjeshtë kanë bërë kurban por edhe përfaqësues të komunitetit musliman apo përfaqësues të shoqatave e institucioneve të ndryshme.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/DYFwGqNVyHk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE