Një 34 vjeçar shqiptar me precedentë të mëhershëm penalë, u arrestua nga karabinierët italianë në Breno. Gjatë patrullës, ata ndaluan një Ford Focus, në bordin e të cilit ishte shqiptari banues në Lovere.

Pas kontrollit të automjetit, karabinierët gjetën 5 doza kokainë me një peshë totale 35 gram e fshehur në pjesën e kasetofonit. Gjithashtu, në automjet u gjetën edhe 2500 euro.

Kontrollet u zhvilluan edhe në shtëpinë e tij, brenda së cilës, karabinierët siç shkruan “Corriere”, kanë gjetur një supermarket të vërtetë droge. Atje u gjetën edhe 335 grama kokainë, rreth 1 mijë euro, materiale paketimi, qese plastike, makina me vakuum dhe sende të tjera.

Droga e konfiskuar ka një vlerë tregu prej rreth tridhjetë mijë euro. Tregtari shqiptar i drogës, u arrestua dhe u shoqërua me burgun e Brescias.