Dy ditë më parë u njoftua për arrestime të bujshme në Itali por edhe në disa vende të ballkanit të një grupi të madh trafikantësh të emigrantëve e armëve dhe dimanteve dhe për një lidhej mes shqiptarëve dhe mafias italiane në këto veprime të jashtëligjshme.

Nëntë persona u arrestuar në Itali për shkak të trafikimit të emigrantëve nga Ballkani drejt Zvicrës dhe tregtiisë së armëve, arit, diamanteve dhe pastrimit të parave. Policia italiane ka thënë se ka arritur që të shkatërrojë dy grupe, njëri më bazë veri të Italisë dhe i dyti ka operuar në Sicili.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Maqedonisë, një nga Shqipëria dhe shtatë Italianë. Edhe shtatë të tjerë të dyshuar, shumica nga shtetet ballkanike, janë në arrati.

Hetimi ka zbuluar se emigrantët kanë paguar nga 3.000 euro që të transferohen nga veriu i Italisë në Zvicër.

Dega e Sicilisë së organizatës ka trafikuar emigrantë nga Ballkani deri në Itali, duke u ofruar leje të rrejshme për punë.

Sipas komandatit të policisë në Palermo, Antonio di Stazio, kriminelët e dyshuar kanë pasur lidhje “konkrete dhe shumë të rrezikshme” me mafian siciliane “Koza Nostra”, por edhe me grupe paramilitare nga Kosova.

Në mesin e të arrestuarve është edhe F. L, për të cilin DPA thotë se ua ka shitur armatimin grupit të Kumanovës, të cilët e kanë përdorur në Lagjen e Trimave të Kumanovës në vitin 2015-të në luftë me policinë maqedonase.

Shqiptari ka qenë i përzier edhe në disa vepra të tjera të trafikimit. Mes tjerash, ai dyshohet edhe për rishitje të disa diamanteve me vlerë pre 11 milionë euro, të vjedhura në Zvicër nga disa blerës të panjohur në Bruksel, thotë policia italiane.

Artikulli paraprakVETTINGU, PROKURORI LUAN KALOCI REZULTON ME DEKLARIM TË RREMË PASURIE
Artikulli tjetërTRE BURRA KËRCËNOJNË NJË GRUA