Në një raport të INSTAT-it, thuhet se në muajin korrik 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 0,6 % në krahasim me korrik 2015 dhe me 0,9 % në krahasim me qershor 2016.

Importet e mallrave në muajin korrik 2016 arritën vlerën 50 mld lekë, duke u ulur me 5,0 % në krahasim me korrik 2015 dhe me 4,3 % në krahasim me qershor 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u ulur me 8,3 % krahasuar me korrik 2015 dhe me 6,9 % në krahasim me qershor 2016. Rënia vjetore e eksporteve prej 0,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,9 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,5 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje. Ndësa ëënia vjetore e importeve prej 5,0 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,03 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë përqindje”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje.

Artikulli paraprak“MISIONARJA” AKTIVITET KUSHTUAR NËNË TEREZËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërEMIGRANTËT DHE VIZAT AMERIKANE, KU NDRYSHON CLINTON NGA TRUMP