PA ASNJË KONTROLL CILËSIE DHE TË KUSHTEVE HIGJENIKE. Problemet e tregtimit te bulmetit ne pergjithesi dhe te qumeshtit ne veqanti jane te njohura qofte nga konsumatoret por edhe nga organet shteterore pergjegjese per cilesine dhe kushtet ne te cilat tregtohen.

Ne treg konsumatoret mund te gjejne dy standarte te ndryshme te qumeshtit ate te fabrikuar e te ambalazhuar dhe qumeshtin qe ne e njohim si qumeshti i fshatareve. Ne menyre te vazhdueshme qytetaret konsumojne qumesht i cili nuk kalon me perpara ne proceset e vlimit dhe pasterizimit te detyrueshme per konsum e per me teper nje produkt i cili nuk kontrollohet per nga ana cilesore. Sikur te mos mjaftonte kjo per tregtimin e ketij produkti nuk ka nje treg prandaj tregtaret ambulante e shesin ate ne rruge pa permbushur asnje lloj standarti te kerkuar per kushtet higjenike. Gjithashtu ambalazhi ne te cilin tregtohet qumeshti eshte nje ambalazh i perdorur me perpara per nje produkt tjeter e qe me pas perdoret per tregtimin e qumeshtit.  Keto fakte shqetesuese per qytetaret shkodrane kerkojne nderhyrje te menjehershme per monitorimin dhe inspektimin e tregtimit te ketij produkti ushqimor i cili eshte i pranishem kurdohere ne dieten ushqimore te çdo familjeje.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/9-P3phs87XY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAIDA NË NDIHMË TË BIZNESIT
Artikulli tjetër“QAZIM DERVISHI” SËRISH PROBLEME ME PARKETIN