Dy persona u arrestuan nga policia gjatë një operacioni të koduar “Pangea X” pasi këta tregtonin medikamente kontrabandë.

Në pranga u vunë Enval Xhoxhi 31 vjeç dhe Kozeta Ylli 47 vjeçe Policia thotë se: Arrestimi i tyre u krye pasi, këta shtetas ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin. Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë : – 42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi. – 48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia Kozeta Ylli. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande”, “Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.