Ky është tregu i bagëtive në Stom Golem.Për administratorët e këtij objekti Drejtoria e Bujqëisisë ka lënë disa detyra për plotësimin e kushteve. Edhe ashtu ka ndodhur pasi në të është investuar në sistemin e ujit, vendosjen e vaskave për bagëtitë dhe pjesë të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

 

Që në orët e para të mëngjesit, çdo ditë të dIelë, në këtë treg, me mijëra njerëz, makina e furgonë mbërrijnë aty, duke nxjerrë në shitje bagëtitë e tyre.Cdo krerë e gjësë së gjallë sipas veterinerit Voc Ndou kontrollohet përpara se të nxjerret për tu tregtuar. Ato bagëti që konstatohen të sëmura kthehen mbrapsht.

 

Sa i takon kushteve veterineri Ndou thotë se ka shumë për të bërë por hap pasi hapi jemi duke plotësuar ato detyra që na janë lënë. Bagëtitë janë të matrikulluara dhe me certifikatë veterinare.

 

Administratorët i kanë bërë disa shkresa Bashkisë Shkodër për ti dhënë lejen e licensimit. Por, sipas administratorëve deri më tani nuk ka pasur një reagim nga bashkia pavarësisht kontakteve të vazhdueshme me këtë institucion.

 

Artikulli paraprakNJË E DIEL NË UJËRAT E KRISTALTA TË KIRIT
Artikulli tjetërAHMET BUSHATI, I JEPET TITULLI “QYTETAR NDERI”