Mes qindra kafshëve, tek-tuk shihet ndonjë e matrikulluar dhe me certifikatë veterinare. Hyrje-dalje makinash të ngarkuara me kafshë të gjalla, që veç detyrimit për të paguar për çdo kokë, asnjë kontroll tjetër nuk ka mbi to.

Bëhet fjalë për tregun e Kafshëve të Gjalla në fshatin Stom-Golem, vetëm 5 kilometër nga qyteti i Shkodrës.

Ajo çfarë e bën të konsiderohet treg, është fakti se, është i rrethuar, ka dy balera, njerën të tregut e tjetrën që çmimeve për kokë bagëti që duhet të paguajë çdo fermer apo tregtar që e shfrytëzon atë.

Që pas viteve `90, edhe sot nuk plotëson asnjë nga kushtet higjeno-sanitare të mundshme, ndërkohë që per të menduar për sistemin e regjistrimit të hyrje-daljes së kafshëve, është dicka e paimagjinueshme.

Që në orët e para të mëngjesit, çdo ditë të djelë, në këtë treg, me mijëra njerëz, makina e furgonë mbërrijnë aty, duke nxjerrë në shitje kafshët e tyre.

Në kuadër të projektit “Monitorimi i tregjeve të kafshëve të gjalla, si shkak për cenimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetut nga Lëviz Albania, ka nisur monitorimi i këtyre tregjeve, por kushtet janë “pa koment”.

Tregtarët shprehen të pakënaqur me kushtet, ndërkohë qëpersoni që e administron këtë treg, një subjekt privat, i cili nuk pranon kameren, thotë se është i dorëzuar për të bërë investime,

pasi Bashkia Shkodër lejon konkurencën e paligjshme, “pasi në qytet, në disa rrugë, tregtohen çdo ditë jave kafshë” dhe për këtë arsye,

ky treg shumëvjeçar zhvillohet vetëm një ditë në jave e si rezultat, mundësitë financiare janë të pamjaftueshme për investime”

Eksperti Agim Rrapaj shprehet se, “problematika kryesorë e parë e këtij tregu është fakti që nuk ka rregullore, nuk ka veteriner, kafshët hyjnë të pakontrolluara dhe pa certifikatë veterinare nga zonat që vijnë”.