Tregu i inaguruar pak kohë më pare në Zdrale të qytetit të Shkodrës pavarësisht se u mendua si një vend i sigurt që të shisnin produktet e tyre bujqësore duket se nuk përmbush kriteret minimlae të sigurisë në këtë kohë pandemie.

Në treg nuk respektohet distanca, qytetarët rrinë të grumbulluar, ndërsa një pjesë e tyre nuk përdorin as masat mbrojtëse. Ndërkohë ajo që vihet re ndryshe nga tregjet e tjera është mungesa e një tuneli dezinfektimi.

Qytetarët thonë se do të ishte shumë i nevojshëm tuneli dezinfektues pasi do të ndiheshin më të mbrojtur ndërsa bëjnë pazarin.

Një pjesë e qytetarëve thonë se janë të frikësuar nga infektimi me COVID-19, por thonë se në këto kushte e kanë të pamundur të mbrohen.

Në kohë pandemie tuneli dezinfektues në treg do të ishte tepër i domosdoshëm. Ndërkohë qytetarët duhet të zbatojnë masat mbrojtëse në ambiente të mbyllura, si dhe të shmangin grumbullimet në mënyrë që të minimizohet përhapja e COVID-19.