Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me tre milion lekë të vjetër bashkinë Shkodër lidhur me tregtarët e Rusit

të cilët ende nuk plotësojnë asnjë lloj kriteri duke qenë se shesin produktet e tyre në rrugë apo trotuar jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.

Vendosjen e gjobës në nëntorin e 2018-ës e bën të ditur vetë drjetorja e AKU në Shkodër Hasije Sadrija.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër po ashtu gjatë 2018-ës ka gjobitur edhe 4 institucione shtetërore, që janë kopshte për shkak se nuk kanë respektuar kriteret për sigurinë ushqimore.

Drejtorja e AKU Shkodër Sadrija në fund shtoi se gjatë 2019-ës inspektorët do të jenë në terren në mënyrë që të ketë një siguri të shtuar ushqimore për të gjithë qytetarët e qarkut Shkodër.