Në Tajlandë ndodhet padyshim tregu më i rrezikshëm në botë. Ky treg ndodhet në Maeklong, Tailandë.

Në pamje të parë ai duket si një treg i zakonshëm ku një numër i madh tregtarësh shesin produktet e tyre.

Gjithçka duket normale derisa në treg dëgjohet një tingull I çuditshëm dhe tregtarët shpejtojnë të mbledhin mallrat që tregtojnë.

Shitësit fillojnë t’i mbledhin dhe t’i largojnë gjërat e tyre, pasi në mes të këtij tregu ndodhet hekurudha, nëpër të cilën kalon treni çdo ditë.

Pasi largohet treni çdo gjë i kthehet në normalitet ku shitësit vazhdojnë të tregtojnë mallrat e tyre të pa shqetësuar.

Edhe pse në një situatë mjaft të rrezikshme, tregtarët vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë treg pasi është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura.